29 anesteziologë e braktisën për pesë vjet QKUK-në

Kosova

29 anesteziologë e braktisën për pesë vjet QKUK-në

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 15:31
QKUK

Trendi i ikjes së mjekëve nga QKUK-ja po vazhdon. E këtij trendi i janë bashkuar dhe anesteziologët të cilët vitëve të fundit kanë braktisur QKUK-në, për të vazhduar punën në klinikat private apo dhe jashtë shtetit. Për 5 vjet nga Qendra Klinike Univeritare të Kosovës (QKUK) janë larguar 29 anesteziologë.  Kështu që Klinika e Anesteziologjisë  është ndër klinikat me të prekura nga largimi i stafit. Në vitin 2019 klinika kishte 64 anesteziolog, ndërsa aktualisht në QKUK janë 49 anesteziolog.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), largimi i stafit ka pasur ndikim negativ, në aftësinë e kësaj klinike,  për të funksionuar në mënyrë efikase.

Megjithëse SHSKUK-ja gjatë këtyre viteve kishte zhvilluar dy procese të rekrutimit, nuk kishte arritur t’i zëvendësojë të gjithë anesteziologët e larguar.

“Klinika e Anesteziologjisë është prekur më së shumti nga largimet e stafit. Gjatë periudhës 2019-2023, nga kjo klinikë u larguan 29 anesteziologë. Në vitin 2019 klinika kishte pasur 64 anesteziologë, ndërsa aktualisht ka 49. Kjo humbje e konsiderueshme e stafit, ka pasur ndikim negativ në aftësinë e klinikës për të funksionuar në mënyrë efektive.  Për të zëvendësuar mjekët e larguar, ShSKUK/QKUK gjatë viteve 2019-2023 kishin zhvilluar dy procese të rekrutimit dhe kishin arritur të rekrutonin 23 anesteziologë, pra nuk kishin zëvendësuar plotësisht të gjithë mjekët që ishin larguar”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ndërkohë sipas raporit të ZKA-së  nevoja për anesteziologë  jo vetëm që kishte mbetur e njëjtë, por ishte shtuar, sepse numri i sallave operative në QKUK ishte shtuar dhe se është e pamundur që me një numër kaq të vogël të anesteziologëve,  të mbulohen të gjitha sallat operative.

“Për shembull klinika e ortopedisë tani i ka katër salla operative, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare i ka tri salla operative (të dy këto klinika para vitit 2023 i kishin vetëm nga dy salla). Vetëm për këto dy klinika nevojitën së paku 7 anesteziologë për çdo ditë pune, pa llogaritur vikendet. Ndërsa aktualisht në dispozicion të këtyre klinikave janë vetëm 5 anesteziologë, 3 për ortopedi dhe 2 për kirurgji vaskulare. Këta pesë anesteziologë nuk janë në dispozicion të këtyre dy klinikave çdo ditë pune sepse ata janë edhe kujdestarë në orar 24-orësh së paku 1 herë në javë, pas së cilës janë në pushim për 24 orë. Rrjedhimisht disa ditë gjatë javës numri i anesteziologëve që mbulojnë këto 7 salla reduktohet nga 5 në 4 ose edhe në 3 në ditë të caktuara”, thuhet në raportin e ZKA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat