Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbretërojë gjatë fundjavës. Të shtunën vransira mund të zhvillohen përreth viseve malore, orëve të pasdites, që mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu, sipas “Mendimi për motin”. 

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-7m/s.  Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e gjatë ditë maksimalet në rritje, shkojnë deri në 20C e 22C.

Kthjellime e diell parashihet edhe ditën e hënë, derisa të martën gradualisht shtohen vransira në vend, që mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu orëve të mbrëmjes në pjesë perëndimore të vendit. 

“Ditën e mërkurë, paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu orëve të pasdites.  Maksimalet gradualisht shënojnë rritje deri në 23C e 24C.  Minimalet të dielen pritet të zbresin deri në 4C, por më pas shënojnë një rritje deri në 12C, të mërkurën.  Nga e hëna frynë erëra kryesisht nga jugu e jugperëndimi, mesatare 4-10m/s”, thuhet në njoftim.

Përgjatë fundjave cilësia e ajrit do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira, sikur që ishte gjatë këtyre ditëve të fundit, sipas matjeve në stacionet e cilësisë së ajrit të IHMK-së.  Tek nga dita e hënë, mund të ketë një rritje të koncentrimeve të grimcave të imëta PM2.5, që çojnë indeksin në vlera mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat