Sot fillon vjeshta me mot me diell

Kosova

Sot fillon vjeshta me mot me diell

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Mot më stabil do të ketë gjatë javës vijuese. Temperaturat me trend të rritjes deri fundjavën e ardhshme.

Pas reshjeve që pritet të përfshinë vendin ditën e mërkurë, të javës së ardhshme, në pjesën e dytë të javës, vazhdon të paraqitet periudhë e motit më stabil, me më shumë diell nga dita e premte dhe fundjavën e ardhshme. 

Temperaturat pas një rënie të lehtë të mërkurën, shënojnë rritje, madje edhe në temperatura verore, me maksimale deri në 26C e 27C. 

Në ditët e para të tetorit, pritet mot më i ndryshueshëm, ku nuk duhet përjashtuar mundësi për të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare, në 20C e 21C, maksimalet, e minimalet në 8C e 9C.

Këtë të diel më 22 shtator në hemisferën veriore fillon stina e vjeshtës, në orën 14:44.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat