Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”.
Përpara pjesëmarrësve, kryetari Bali Muharremaj deklaroi se është i lumtur që një festival i tillë i dha frymë pozitive qytetit.
E pas këtij tubimi, Muharremaj njoftoi se Suhareka do të jetë nikoqire e një festivali ndërkombëtar, më 19 tetor.
Bëhet fjalë për festivalin e personave me aftësi të kufizuara, për të cilin Muharremaj u shpreh se e pret me padurim.