Lushtaku përkujton familjen Lladrovci

Kosova

Lushtaku përkujton familjen Lladrovci

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:20
Lushtaku dhe familja Lladrovci

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se Fehmi Lladrovci, që sot e 26 vite më parë ra heroikisht në luftime me forcat serbe gjatë ofensivës së shtatorit 1998, bashkë me bashkëshorten Xhevë Krasniqi – Lladrovci, duke mbrojtur popullatën civile dhe tokën e Kosovës deri në flijim.

Ai tutje shtoi se “Sakrifica e tyre është e paharrueshme dhe do të kujtohet gjithmonë!”.

Postimi i tij:

Lavdi e përjetshme sakrificës së Komandantit të Brigadës 114, Fehmi Lladrovci, që sot e 26 vite më parë ra heroikisht në luftime me forcat serbe gjatë ofensivës së shtatorit 1998, bashkë me bashkëshorten Xhevë Krasniqi - Lladrovci, duke mbrojtur popullatën civile dhe tokën e Kosovës deri në flijim.

Sakrifica e tyre është e paharrueshme dhe do të kujtohet gjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat