Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se Fehmi Lladrovci, që sot e 26 vite më parë ra heroikisht në luftime me forcat serbe gjatë ofensivës së shtatorit 1998, bashkë me bashkëshorten Xhevë Krasniqi – Lladrovci, duke mbrojtur popullatën civile dhe tokën e Kosovës deri në flijim.
Ai tutje shtoi se “Sakrifica e tyre është e paharrueshme dhe do të kujtohet gjithmonë!”.
Postimi i tij:
Lavdi e përjetshme sakrificës së Komandantit të Brigadës 114, Fehmi Lladrovci, që sot e 26 vite më parë ra heroikisht në luftime me forcat serbe gjatë ofensivës së shtatorit 1998, bashkë me bashkëshorten Xhevë Krasniqi - Lladrovci, duke mbrojtur popullatën civile dhe tokën e Kosovës deri në flijim.
Sakrifica e tyre është e paharrueshme dhe do të kujtohet gjithmonë!