Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës

Kosova

Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 15:19

Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të Podujevës.

Pjesëmarrës ishte dhe kreu i këtij qyteti, Shpejtim Bulliqi.

“U rikthyen kujtimet dhe krenaria për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në këtë zonë. Ky vend, që dikur ishte strehë e ushtarëve që luftonin për lirinë e vendit, sot është restauruar dhe kthyer në një simbol të qëndresës dhe kontributit për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Bulliqi në rrjetin social, facebook.

“Një falënderim i veçantë i takon familjes Maqastena, e cila në momentet më të vështira të luftës hapi dyert e saj për t’u shndërruar në një pikë të rëndësishme të UÇK-së. Kjo familje vazhdon të tregojë përkushtimin dhe dashurinë për atdheun, duke dhënë shtëpinë e tyre për restaurim, në mënyrë që brezat e ardhshëm ta kujtojnë dhe ta nderojnë këtë periudhë historike të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat