Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:18
Ilustrim

Shoqata ORGANIKA mban konferencën e dytë ndërkombëtare për bujqësi organike "Sfidat dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorin e produkteve pyjore jo-drusore dhe bimëve mjekësore dhe aromatike". (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Reporting House mban diskutim me Goran Tomasheviq, fitues i çmimeve të ndryshme në fotografi. (Ish-shtëpia e mallrave “Gërmia”, përballë Teatrit Kombëtar Prishtinë, ora 10:00)

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe Labinot Maliqi mban konferencë për media para Ministrisë së Arsimit, lidhur me përjashtimin e një nxënëseje në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë. (Ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Mbahet Kampi i Akademisë së Barcelonës në Prishtinë. (Hotel “Swiss Diamond”, salla Artana, Prishtinë, ora 11:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të publikojë raportin vjetor Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, si dhe Indeksin e Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor. (Restoranti Boho, rruga “Fehmi Agani”, Prishtinë, ora 13:00)

Hapet Festivali Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”, edicioni i 13-të. ("Holiday Resort Buquku" Sllatinë, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat