Ky është parashikimi i motit për sot

Kosova

Ky është parashikimi i motit për sot

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa, të mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervalet shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi1-6/m/s.

Edhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë  deri mesatare.

Ndërsa, të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi1-3 m/s.

Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat