Kjo javë ka filluar mjaft e nxehtë, ndërsa një front kalon përmes Shqipërisë duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende intensive.
Në Kosovë reshjet nga ky front do të jenë më të pakta dhe vetëm në disa lokacione, megjithatë priten reshje sidomos të mërkurën.
Rrebeshet e shiut do të fillojnë mëngjesin e së martës në Shqipëri duke vazhduar herë pas here gjatë ditës dhe natës deri të mërkurën. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.
Më së shumti reshje priten në veri-veriperëndim të Shqipërisë, vende-vende edhe në viset tjera, ndërsa në Maqedoninë Veriore priten pak reshje, paksa më shumë në veriperëndim të vendit.