Vransirat mbesin më dominante mëngjesin e së mërkurës, me reshje lokale shiu që mund të paraqiten në pjesë të vendit. Deri pasdite reshjet pushojnë e do të ketë dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, derisa maksimalet shkojnë në 23C e 24C. Frynë erë jugore e jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.
Nga dita e enjtë parashihet mot stabil, kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Temperaturat maksimale arrinë deri në 28C e 29C ditën e shtunë. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 14C.
Të dielen parashihet përkeqësim i motit me të reshura shiu dhe rënie të temperaturave në 16C e 18C. Deri të shtunën frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të dielen ndryshon drejtimin në verilindore dhe frynë me hove deri në 12m/s.