Meterologu: Të mërkurën orëve të para të ditës reshje lokale shiu, pasdite intervale me diell

Kosova

Meterologu: Të mërkurën orëve të para të ditës reshje lokale shiu, pasdite intervale me diell

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Vransirat mbesin më dominante mëngjesin e së mërkurës, me reshje lokale shiu që mund të paraqiten në pjesë të vendit.  Deri pasdite reshjet pushojnë e do të ketë dhe intervale me diell. 

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, derisa maksimalet shkojnë në 23C e 24C.  Frynë erë jugore e jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.

Nga dita e enjtë parashihet mot stabil, kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.  Temperaturat maksimale arrinë deri në 28C e 29C ditën e shtunë.  Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 14C. 

Të dielen parashihet përkeqësim i motit me të reshura shiu dhe rënie të temperaturave në 16C e 18C. Deri të shtunën frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të dielen ndryshon drejtimin në verilindore dhe frynë me hove deri në 12m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat