Vranët dhe me riga shiu

Kosova

Vranët dhe me riga shiu

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat