Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 22:02
Ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-15:00)

Nis Kongresi i Katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planine punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Dita e dytë - Samiti i Kosovës për Paqe dhe Demokraci. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:30-17:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës organizon tryezën “Turizmi dhe paqja”, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit. (Hotel “Dukagjini” Pejë, ora 11:00)

Forumi ZFD, mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) e Gjermanisë dhe Barabar Centre, prezanton hulumtimin “25 vite pas: Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Hotel “Grand”, Barabar Centre, kati i katërt Prishtinë, ora 15.00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat