Shkarkohet sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi

Kosova

Shkarkohet sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka shkarkuar sot nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Besfort Krasniqi.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, udhëheqësi Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

“Po, sot është shkarkuar sekretari i përgjithshëm i UP-së”, tha shkurt Sahiti.

Ndryshe, Besfort Krasniqi ishte emëruar sekretari i përgjithshëm i UP-së në mars të 2023-së. Ai një kohë para marsit 2023 ishte edhe ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat