Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka shkarkuar sot nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Besfort Krasniqi.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, udhëheqësi Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
“Po, sot është shkarkuar sekretari i përgjithshëm i UP-së”, tha shkurt Sahiti.
Ndryshe, Besfort Krasniqi ishte emëruar sekretari i përgjithshëm i UP-së në mars të 2023-së. Ai një kohë para marsit 2023 ishte edhe ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm.