Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:01
Ilustrim

Mbahet dita e dytë e Kongresit të Katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00)

Instituti për trajnim dhe zhvillim ekonomik ITED dhe Solidar Suisse organizojnë eventin ProSkills2. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 9:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit organizon konferencën ndërkombëtare “Turizmi dhe Paqja, bashkëpunimi dhe koordinimi në mes Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Instituti GAP organizon konferencën “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2021 – 2025”. (Hotel “Swiss Diamond”, salla “Marec”, Prishtinë, ora 10:00)

Në ditën e tretë të Festivalit Femart – Mbahet punëtoria “Arti, aktivizmi dhe barazia: Lidhja e gjinisë dhe ndërtimit të paqes”. (Teatri “Dodona”, salla B, Prishtinë, ora 10:00-15:00)

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians viziton lagjet 028 dhe 029 të Fushë Kosovës. (Ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon aktivitete për promovimin e turizmit, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit. (Guri i Zi, Zapluxhë, Dragash, ora 10:30-15:00)

Serbët e veriut do të protestojnë para stacionit të policisë në Zubin Potok. (Ora 11:00)

Në ditën e tretë të Festivalit Femart – Mbahet diskutimi feminist “Përtej barrierave: gjithëpërfshirja në kulturë dhe art”. (Instituti francez, Pejton, Prishtinë, ora 11:00-13:00)

EcoKosWomen (EKW), organizon event vetëdijesimi për përfshirjen gjinore dhe sociale. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 11:30)

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/24, mban diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)

Ambasada e Japonisë në Kosovë mban ceremoninë e ndarjes së çmimit të lavdërimit për dirigjentin japonez Toshio Yanagisawa. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, atelie pranë Sallës së Kuqe, Prishtinë, ora 14:00)

Në ditën e tretë të Festivalit Femart – organizohet pritje nga Ambasada gjermane në Prishtinë. (Kinemaja “Armata” Prishtinë, ora 15:50-16:50)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat