​“Kongresi Klinik, ngjarja më e madhe shëndetesore në Kosovë”

Kosova

​“Kongresi Klinik, ngjarja më e madhe shëndetesore në Kosovë”

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 12:07
Luan Jaha

Kongresi i Katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po cilësohet si ngjarja më e madhe mjekësore që ndodh në Kosovë pasi sjellë përvojat mjekësore të autoriteteve më të njohura botërore të fushës së kirurgjisë.

Kështu është shprehur kryesuesi i Këshillit Shkencor në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Luan Jaha.

Jaha në një intervistë për KosovaPress theksoi se Kongresi Klinik është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave më të mira në kirurgji.

Specialisti i Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, Luan Jaha theksoi se falë këtij organizimi mund të krijohen edhe bashkëpunime në mes Kosovës dhe shtetëve të ndryshme botërore.

Jaha: Kongres, ngjarja më e madhe e mjekësisë

“Kongresi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është ngjarja më e madhe në mjekësinë e Kosovës dhe jo vetëm në mjekësinë e Kosovës e cila ka bërë bashkë mjekët vendor nga diaspora, regjioni e pothuasje nga të gjitha kontinentet. I kemi sjellë bashkë në Kosovë që të prezantojmë përvojat e tyre, t’i diskutojnë këto përvoja me njëri-tjetrin, të fillojnë projekte të përbashkëta të cilat janë shumë të domosdoshme për vendet si dhe të shoqërohen dhe nga këto shoqërime të fillojnë bashkëpunimet”, tha ai.

Kryesuesi i Këshillit Shkencor në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Luan Jaha deklaroise se ka pas interesim shumë të madh nga profesionistët shëndetësor për të prezantuar punimet e tyre shkencore.

Ai garantoi cilësi të lartë të punimeve shkencore që do të prezantohen gjatë këtyre ditëve në kuadër të Kongresit Klinik.

Jaha: Interesim shumë i lartë për të prezentuar punimet

“Interesimi është shumë i lartë, ne kemi pas një numër jashtëzakonisht të lartë të punimeve të prezentuara për t’u paraqitur këtu në Kongres. Secili punim që prezentohet këtu ka kaluar në një recenzion shumë rigoroz i cili ka qenë i dyfisht dhe anonim dhe kemi garantuar kualitetin e këtij punimi”, tha Jaha.

Në Kongresin e Katërt Klinik, specialisti i kirurgjisë vaskulare, Luan Jaha tha se po marrin pjesë si ligjërues kirurgë me karrierë të shquar në këtë fushë të mjekësisë.

Jaha: Kandidat për Nobel janë ligjërues në Kongresin Klinik

“Ne kemi 50 autoritete në kirurgji që vijnë prej vendeve të Amerikës Veriore e Latine, Katarit, Turqisë, Greqia e Spanja edhe Kroacinë që vijnë dhe prezantojnë përvojat e tyre. Midis ligjëruesve kemi edhe kandidat për Nobel është me të vërtetë një mbledhje e madhe e autoriteteve në mjekësi që garanton që edhe cilësia e punimeve ka me qenë shumë e lartë”, deklaroi ai.

Në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po marrin pjesë mbi 500 profesionistë shëndetësor.

Risi në këtë Kongres janë edhe simpoziumet që po mbahen me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me trajtimin e plagëve, kancerit të gjirit, kirurgjisë plastike, trauma etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat