Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar pajisje të specializuara si donacion nga UNDP-i, të cilat thanë se do të përdoren në pikat kufitare dhe përgjatë kufirit të gjelbër.
Sipas policisë, këto pajisje do të ndihmojnë në identifikimin, zbulimin dhe konfiskimin e armëve të paligjshme, municioneve dhe lëndëve shpërthyese.
“Po ashtu në kuadër të këtij donacioni, janë dhuruar edhe 72 kabinete të metalit ku mund të ruhen 1,440 armë të gjata.. Ky kontribut ndihmon edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia falënderoi UNDP-në në Kosovë dhe financuesit si Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Britania e Madhe, Norvegjia dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.