Punëtorët teknikë të Kuvendit thonë se jetesa me 270 euro është e vështirë

Kosova

Punëtorët teknikë të Kuvendit thonë se jetesa me 270 euro është e vështirë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Ka dhjetë ditë që punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës po mbajnë grevë për shkak të pagave të ulëta. Për to është bërë e vështirë jetesa, andaj kërkojnë rritje të pagës nga 270 në 550 euro, teksa thanë se mbështetje kanë marrë nga kabineti i Kuvendit.

Mbi dy dekada janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

E për mirëmbajtjen e tij janë kujdesur çdo herë.

Por 15 gra, punëtore teknike të këtij institucioni, tash e dhjetë ditë po mbajnë grevë.

Kjo për shkak të pagave të ulëta.

Në mesin e tyre është edhe Miradije Jakupi, të cilës pesë anëtarë të familjes i ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

Jakupi me pagën që mori, i rriti dy djemtë jetimë.

Por për të është bërë tashmë e vështirë jetesa me këtë pagë.

E kërkesë e tyre është që paga t’u rritet në 550 euro.

Derisa për këtë, punëtoret teknike thanë se kanë marrë mbështetje nga kabineti i Kuvendit.

Ndërsa qëndrimi në grevë pavarësisht vështirësive që kanë do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

Greva po mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat