​Kamolz: Takimi kirurgjik gjithnjë e më i rëndësishëm

Kosova

​Kamolz: Takimi kirurgjik gjithnjë e më i rëndësishëm

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 14:26
Lars Peter Kamolz

Shefi i Divizionit të Kirurgjisë Plastike, Estetike dhe Rekonstruktive në Departamentin e Kirurgjisë në Graz të Austrisë, Lars Peter Kamolz tha se po merr pjesë për herë të dytë si ligjërues në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Kamolz tha se ky “takim kirurgjik” po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe interesant, ngase po trajtohen shumë tema nga profesionistë shëndetësor të shumë vendeve.

Kamolz: Ky takim kirurgjik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm

“Ky takim kirurgjik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, kështu që nuk është hera ime e parë që jam këtu, është hera e dytë, kam qenë këtu dy vjet më parë, dhe tani këtë vit dhe takimi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Mendoj se është një takim shumë interesant me shumë tema, kështu që ju mund të shihni se sa i gjerë është spektri i kirurgjisë. Dhe ju mund të shihni se shumë folës vijnë nga jashtë janë këtu, kështu që ju mund të shihni njerëz të ndryshëm, dhe kjo është një nga arsyet pse mendoj se ky takim po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha Kamolz.

Kamolz profesor i Kirurgjisë Plastike, Estetike dhe Rekonstruktive në Universitetin Mjekësor të Grazit potencoi se në kuadër të KKK-së, do të ligjërojë lidhur me të ardhmen e kujdesit për djegiet.

Në ligjëratë, ai do të flet për tendencat e së ardhmes dhe se si do të jetë e ardhmja në lidhje me kujdesin e djegieve, sipas tij.

Kamolz: Do të flas për të ardhmen e kujdesit për djegiet

“Unë do të flas për të ardhmen e kujdesit për djegiet, unë jam specialist në mjekësinë e djegieve dhe kirurgjinë e djegieve. Dhe unë do të flas për tendencat e së ardhmes, dhe se si mendoj se do të jetë e ardhmja në lidhje me kujdesin e djegieve”, potencoi Kamloz.

Njëjtë sikur profesionistët e tjerë shëndetësorë ndërkombëtar që po marrin pjesë në këtë kongres, edhe Kamolz konsideron se kirurgjia në Kosovë ka vend për përmirësime.

Ai tha se përmes shkëmbimeve të mjekëve kosovarë dhe atyre austriakë, mund të ketë përmirësime.

Kamolz: Ka ende vend për përmirësime në kirurgjinë kosovare

“Mendoj se ka ende vend për përmirësime. Dhe kjo është një nga arsyet pse mendoj se është kaq e rëndësishme të kemi këtë shkëmbim. Gjithashtu, në një mënyrë për të ndihmuar në përmirësimin pak a shumë, jo përsa i përket arsimit, sepse mendoj se mjekët janë të mirë edukuar, por veçanërisht për pajisjet dhe gjithçka që mund të ketë ende një vend për përmirësime dhe kjo është arsyeja kryesore pse mendoj se ky shkëmbim është shumë i rëndësishëm”, theksoi Kamolz.

Ky kongres i cili ka nisur punimet të enjten ka mbledhur më shumë se 50 ligjëruesë nga vendet të ndryshme të botës, e 65 nga Kosova dhe rajoni.

Në këtë Kongres pjesëmarrës janë rreth 500 kirurgë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e vendet e ndryshme ku jeton diaspora.

Kongresi i katërt Klinik i Kirurgjisë është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe mbështetur nga Oda e Mjekëve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat