​Malisheva miraton buxhetin për 2025

Kosova

​Malisheva miraton buxhetin për 2025

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Kuvendi i Komunës së Malishevës me 16 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim ka miratuar sot projekt-buxhetin 2025-2027, me theks të veçantë buxheti për 2025.

Kryetari i komunës Ekrem Kastrati theksoi se buxheti i parashikuar për 2025 është 21 milionë e 499 mijë 545 euro, një rritje prej mbi 1.7 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

Ai shtoi se ky buxhet do të ndikojë në përfundimin e projekteve, përfshirë "Malisheva Urbane," e cila do të ndikojë direkt në zhvillimin ekonomik të komunës.

Ndër investimet kapitale është edhe projekti i propozuar nga qytetarët përmes programit "Buxhetimi me pjesëmarrje", mbështetur nga USAID, i cili do të financojë ndërtimin e fushës sportive të shkollës "Ibrahim Mazreku" në Malishevë.

Ndryshe, mbledhja komunale filloi me një minutë heshtjeje për nder të Hajdin Berishës, ish-nënkryetar i Komunës dhe drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, i cili ndërroi jetë disa javë më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat