Këtë të shtunë, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se kanë filluar me mbjelljen e shelgjeve afër lumit Silnica ku gjendet edhe shëtitorja “Enver Zymeri”.
Ai tha se këtë po e bëjnë për shtimin e hapësirave të gjelbra në këtë komunë.
Postimi i plotë
“Me qëllim të shtimit të hapësirave të gjelbra, kemi filluar mbjelljen e shelgjeve afër lumit Silnica, buzë shëtitores “Enver Zymeri”.