Policia raportoi se ditë më parë se pjesërisht është djegur nga zjarri nën-stacioni policor në Banjë të Pejës, por del se ai objekt ishte i pashfrytëzuar tash e një kohë.
Aty shihet se në objektin e vjetër as që është investuar për t’u mirëmbajtur dhe kështu është bërë jo funksional për Policinë.
Djegia e pjesshme është bërë më 25 shtator dhe sipas informatave të KosovaPress, dyshohet se është djegur nga dora e njeriut.
E hetimet për këtë rast po vazhdojnë