Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takim. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Prishtinë, ora 09:00)
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese emëron dy zëvendëskryesueset e Komisionit dhe merr vendim për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen dy gjyqtarëve në Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
USAID organizon seminar mbi zhvillimet e fundit në energji "Zhvillimi i hovshëm i sektorit të energjisë në Kosovë". (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
SBASHK-u dorëzon peticionin për miratimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:30)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)