Policia në Shtime ka nisur një aksion për largimin e veturave nëpër vendparkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.
Në njoftimin thuhet se ky aksion është ndërmarrë pas disa ankesa të qytetarëve të Shtimes se shoferët po e pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuare.
“Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta. Veç, vërejtjeve të shumta policore për drejuesit e autmjeteve, sot gjatë ditës policia ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion , kryesisht për parkingje të parregullta”.
“Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jeni të lira për këmbësorë. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.”