Policia në Shtime ka nisur një aksion në rrugët e qytetit për largimin e veturave nëpër vend parkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ky aksion ka ardhur nga disa ankesa të qytetarëve të Shtimes , të cilët vazhdimisht janë ankuar se shoferët e ndryshëm po e pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e dedikuar për ta .
“Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta. Veç, vërejtjeve të shumta policore për drejuesit e autmjeteve, sot gjatë ditës policia ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion , kryesisht për parkingje të parregullta”.
“Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jeni të lira për këmbësorë. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.