Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 22:04
Ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin plotësues me amendamente të Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil organizojnë takimin me kryetar të komunave me temën “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”. Në këtë takim merr pjesë edhe ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Hotel “Venus”, Prishtinë-Lipjan, ora 10:00)

Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, lanson fushatën ndërgjegjësuese me moton: “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00 – 16:00)

Lista për Familjen në emër të deputetit Eman Rrahmani mban konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera. (Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për përzgjedhjen e Bordit të NP KOSTT zhvillon procesin intervistues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Ministria e Shëndetësisë se bashku me Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike, me moton: “Përvoja dhe Kontributi ynë ka vlerë: Ndërtojmë komunitete të forta së bashku” shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar. (IKShPK, ora 11:00)

Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizojë për herë të parë Ditën e Studentëve, e cila sipas statutit të ri është më 1 tetor. (Amfiteatri i Administratës Qendrore, ora 12:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mban konferencë për media, publikohet Lista e anëtarëve themelues të Odave të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Ndërtesa e Qeverisë, “Objekti ish-Rilindja”, Kati përdhese i Ndërtesës, ora 12:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike organizon ceremoninë e hapjes së programit “Trajner Sportiv”. (Hotel “Sirius”, ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat