1 tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.
Edhe në Kosovë mbi 1 mijë gra janë të prekur nga kanceri i gjirit dhe po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë.
Vetëm sivjet janë regjistruar edhe 273 raste të reja nga kjo sëmundje.
Doktori Korab Berisha, shpjegoi edhe shenja e para të kancerit të gjirit.
“Masat që janë shqetësuese për gruan që të lajmërohen tek mjeku janë krijimi i disa gungave apo kokrrave që i vërejnë në gji, tajitja sekrecion, gjakosja, ënjtja e gjirit”, tha Berisha.
Mjeku theksoi se “duhet të shpërndahen sa më tepër informacione rreth kësaj sëmundje”.
Ai theksoi se qëllimi i fushatave që po organizohen është që gratë të kryejnë vetëkontroll pa i pasur këto simptoma.
“Këto i arrihet duke kryer kontrolla të vazhdueshme tek mjeku”, tha ai.