Krasniqi: Të moshuarit meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional

Kosova

Krasniqi: Të moshuarit meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:16
Foto nga takimi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar ka falënderuar paraardhësit tanë për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes e shoqërisë.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se të moshuarit në Kosovë, meritojnë trajnim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, nderojmë dhe falënderojmë paraardhësit tanë për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes dhe shoqërisë.

Të moshuarit në vendin tonë meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional, duke ua shpaguar mundin e sakrificën shumëvjeçare me pensione të larta, që ua mundësojnë përballimin e kostos së rritur të jetesës në Kosovë. Garantimi i mirëqenies së të moshuarve dhe mbështetja e kërkesave të tyre – duhet të jetë prioritet i gjithsecilit!”, shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat