Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)
Mbahet konferenca për Edukimin Mediatik BE-Ballkani Perëndimor. Marrin pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav dhe ministrja e MASHTI, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë, ora 09:00)
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)
Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” mban konferencën me temën: “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”. (Instituti “OCTOPUS”, ora 09:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit për Procesin e Berlinit me deputetet anëtare të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian nga pushteti dhe opozita. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe pritet të shqyrtojë Raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) dorëzon Draft Kontratën e re Kolektive të Arsimit. (MASHTI, ora 11:00)
Shtëpia e Gazetarëve mban tryezë diskutimi për të shënuar një çerek shekulli të Angazhimit Gjerman në Kosovë. (Ish-shtëpia e mallrave “Germia”, përballë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)
Hapet edicioni të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast me kryetarin Nijazi Gashi dhe bashkëpunëtorët do të diskutojnë për Programin Zgjedhor 2025-2029 të Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, veçanërisht për temat që lidhen me pensionistët. (Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, ora 13:00)
Komisioni për Integrime Evropiane mban takim meAmbasadorin Aivo Orav, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 14:00)