Vdekja e 35-vjeçares në Suharekë, si ndodhi e gjithë ngjarja?

Kosova

Vdekja e 35-vjeçares në Suharekë, si ndodhi e gjithë ngjarja?

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Dyshohet se u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë.

Një 35 vjeçare ka vdekur ditën e martë në Kushnicë të Suharekës.

Viktima fillimisht është dërguar në emergjencë por ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Familjarët e së ndjerës nuk pranuan të flasin.

Fillimisht policia kishte marrë njoftimin se 35-vjeçarja ishte rrëzuar nga shkallët dhe ishte pa ndjenja.

Sipas policisë, dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra.

“Deri më tani, në fazën e hetimeve në të cilën është duke i kryer njësia kompetente rajonale nuk kemi asnjë informacion që e ndjera ka pasur ndonjë presion që një dhunë apo ndonjë shkaktar që ia ka shkaktuar vdekjen. Mirëpo hetimet rajonale janë duke zhvilluar hetimet bashkë me prokurorin kompetent të rastit dhe për të gjitha faktet dhe hetimet që do të zhvillohen do të dalim me një raport”, tha Komandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Sylaj.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë i të ndjerës ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat