Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 22:11
Ilustrim

Mbahet dita e dytë e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 08:00)

Mbahet konferenca Connecting Media Communities. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 08:45)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon aksion simbolik lidhur me ngjarjet e fundit në Kuvend. (Te hyrja e Kuvendit - në anën e parkingut, ora 9:30)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese emëron dy zëvendëskryesueset e Komisionit, si dhe merr vendim për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen dy gjyqtarëve në Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) lansojnë zyrtarisht programin “SHER” (Suistanble Higher Education and Research in Kosovo). Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ambasadori austriak në Prishtinë, Georg Schnetzer. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” mban edicionin e dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00 - 18:00)

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi marrin pjesë në përurimin e Klinikës së re të Ortopedisë. (QKUK/Klinika e Ortopedisë Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton autostradën e Gjilanit. (Në dalje të fshatit Bresalc, kilometri i dytë, ora 13:40)

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, mban konferencë mbi pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë. (Zyra qendrore e FSSHK-së Prishtinë, ora 14:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton HANDIKOS dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan. (Ora 15:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së Gjilan, ora 15:00)

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën "Jetimat e Ballkanit," organizojnë ceremoninë e gurthemelit për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve dhe Kuzhinës Popullore. (Pranë Spitalit Rajonal të Gjilanit, ora 15:00)

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë organizon pritje me rastin e “Ditës së Unitetit Gjerman”. (Klan Arena Prishtinë, ora 18:00-19:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat