Gjatë ditës së sotme në qytetin e Vushtrrisë është marshuar për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
“Zyrtarë të Komunës së Vushtrrisë, profesionistë shëndetësor, nxënës e qytetarë, u bënë bashk në marshin për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit”, thuhet në njoftim.
Ky marsh është organizuar nga Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale dhe Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut.
“Marshi sensibilizues u organizua në kuadër të aktiviteteve për Tetorin Rozë, muaj për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit”, thuhet tutje në njoftim.