Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë me shpejtësi prej 10-41 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C.