Aliu: Problem kryesor s’janë rrugët, por ujërat dhe jemi duke punuar në këtë aspekt

Kosova

Aliu: Problem kryesor s’janë rrugët, por ujërat dhe jemi duke punuar në këtë aspekt

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 23:35
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se problemi kryesor në vend nuk lidhet me ndërtimin e rrugëve, por me menaxhimin e ujërave.

Aliu  ka theksuar se ndonëse është duke u punuar shumë për rrugët, përparësi ka zgjidhja e problemeve të tjera që lidhen me ujërat.

“Nuk e kemi problemin e rrugëve, e kemi problemin e ujërave në vend dhe jemi duke punuar shumë në atë aspekt, e kemi probleme të tjera që jemi duke punuar shumë e më vjen keq që jemi duke bllokuar me këtë temë [të rrugëve]”, ka deklaruar Aliu.

Sa i përket autostradës së Dukagjinit, e cila do të lidhë Istogun, Pejën, dhe Gjakovën, Aliu konfirmoi se draft-projekti është finalizuar dhe janë duke u zhvilluar diskutime me komunat përkatëse.

“Të premten do të jem në Rahovec për caktimin e trasesë dhe kemi qenë në konsultime me komunat e tjera”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat