“S’ka vendim të tillë”, Aliu mohon akuzat për falje borxhesh ndaj kompanive të ambalazhimit të ujit

Kosova

“S’ka vendim të tillë”, Aliu mohon akuzat për falje borxhesh ndaj kompanive të ambalazhimit të ujit

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 23:38
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk ka asnjë falje borxhesh ndaj kompanive që merren me ambalazhin e ujit

Aliu ka theksuar se nuk ka asnjë vendim për falje borxhesh apo për faturim të tillë siç është raportuar.

“Çështja e ambalazhimit të ujit, ka qenë çështje që është ngritur kemi pasur edhe padi në prokurori nga ana e PSD-së, unë nuk jam intervistuar për këtë punë. Nuk ka çështje fare këtu, nuk ka as faturim as vendim i faljes, nuk ekziston asnjë vendim i faljes të ujit siç nuk ka vendim të faturimit të tillë çfarë e prezantojnë këta”, ka thënë ministri Aliu.

Ai ka shtuar se çështja është ngritur bazuar në raportimet e vetë kompanive, të cilat paguajnë për çdo litër të shitur, sipas udhëzimeve administrative.

“Çfarë ka realisht, po flas për çështjen e ngritjes për faljen e borxheve të ambalazhuesve te ujit, nuk ka falje të borxheve nuk ka asnjë vendim që është falur s’ka pasur asnjëherë asnjë vendim të përcaktimit të këtij borxhi, shembull me ia përcaktu atë shumë me miliona,  që nënkupton miliarda shishe të prodhuar, pra ujë të prodhuar, nuk ka pasur përcaktim të borxheve. Ka pasur borxhe të përcaktuara nga raportimi i vetë ambalazhuesve, siç thotë udhëzimi administrativ, paguhet për litër të shitur”, ka deklaruar Aliu.

Ministri gjithashtu theksoi se nuk ka qenë i intervistuar nga prokuroria për këtë çështje, duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat