Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Përballja me ndryshimet në një botë dinamike”. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Prishtinë, ora 10:00)
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT organizon konferencën Maskuliniteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi (Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore) dhe lanson raportin e hulumtimit “Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi dhe UN Women lansojnë projektin “Promovimi i Fuqizimit të Grave në Zona Rurale në Kosovë.” Merr pjesë Georg Schnetzer, ambasadori austriak në Kosovë. (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 10:00)
Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Historisë, organizon tryezën shkencore ndërkombëtare "Lëvizjet parahistorike dhe pastoralizmi transhumant: Roli i tyre në shpërndarjen e të mirave dhe kulturës materiale përmes alpeve". (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet dita e tretë e edicionit të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, organizuar nga Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani”. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00 - 18:00)
Për shkak të mos procedimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Ora 11:00)
Shoqata e Prodhuesve të Djathit Sharri organizon drekë me Ambasadën e Francës në Kosovë me rastin e fillimit të projektit “Promoting Balkan terroirs”. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari. (Restorant “Jaha”, Brigada 125, Prizren, ora 12:30)
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/24, interviston dëshmitarët- Hykmete Bajrami, ish-ministre e Arsimit; Ramë Likaj, ish-ministër i Arsimit; Shyqeri Bytyçi, ish-ministër i Arsimit; Arsim Bajrami, ish-ministër i Arsimit; Ramë Buja, ish- ministër i Arsimit; Enver Hoxhaj, ish-ministër i Arsimit; Bedri Hamza, ish-ministër i Financave; Besim Beqaj, ish-ministër i Financave; Avdullah Hoti, ish-ministër i Financave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)
Komiteti Paralimpik i Kosovës kremton njëvjetorin e anëtarësimit zyrtar të Kosovës në Komitetin Ndërkombëtar Paralimpik. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 13:30)