Shtetet e rajonit janë përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, me Bosnjën dhe Hercegovinën duke raportuar madje edhe për viktima.
Në këtë situatë alarmante, Besim Aliun, përfaqësues nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregon për situatën meteorologjike dhe rrezikun e mundshëm për vendin tonë.
Aliu konfirmoi se në Kosovë pritet shi në të gjithë territorin, por me intensitet të dobët deri në mesatar.
Ai theksoi se duke u bazuar në shumë faktorë, për fat, ne nuk rrezikohemi nga përmbytjet si shtetet fqinje.