IHMK, Aliu: Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet

Kosova

IHMK, Aliu: Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Shtetet e rajonit janë përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, me Bosnjën dhe Hercegovinën duke raportuar madje edhe për viktima.

Në këtë situatë alarmante, Besim Aliun, përfaqësues nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tregon për situatën meteorologjike dhe rrezikun e mundshëm për vendin tonë.

Aliu konfirmoi se në Kosovë pritet shi në të gjithë territorin, por me intensitet të dobët deri në mesatar.

Ai theksoi se duke u bazuar në shumë faktorë, për fat, ne nuk rrezikohemi nga përmbytjet si shtetet fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat