Bytyçi: Ne kemi bërë blerje e jo subvencionim të librave

Kosova

Bytyçi: Ne kemi bërë blerje e jo subvencionim të librave

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:02
Komisioni Hetimor Parlamentar

Ish-ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore menjëherë pas ish ministres Hikmete Bajrami.

Ish-ministri Bytyçi ka folur për procedurat e atëhershme të furnizimit me tekste shkollore, e cila ka qenë si praktikë që ka funksionuar nëpërmjet blerjes së tyre nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT).

 “Ne kemi bërë blerje e jo subvencionim të librave”, ka thënë ai.

Tutje Bytyqi është shprehur se “Si procedura nëse flasim, është formuar gjithmonë komisioni, i cili paraprakisht ka marrë informacione nga drejtoritë komunale të arsimit për numrin e saktë të nxënësve nëpër shkolla”.

Bytyqi gjithashtu ndër të tjera ka thënë se janë ftuar dy shtëpitë botuese të certifikuara dhe është negociuar për blerjen e teksteve shkollore gjatë kohës sa ai ishte ministër i arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat