Parashikimi i motit për nesër

Kosova

Parashikimi i motit për nesër

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 21:46
Ilustrim

Intervale me diell pritet të ketë gjatë ditës së shtunë, e orëve të pasdites lokalisht mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu, me gjasë përreth zonave malore.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, e ato maksimale shkojnë në 20C e 22C.

Më shumë rrebeshe shiu paraqiten ditën e diel në pjesë të vendit, derisa temperaturat pësojnë rënie në 15C. Era ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare, 3-8m/s. Vransirat shpërndahen ditën e hënë, ku do të mbretëroj mot më stabil, kryesisht me diell ditën e martë, me temperatura në rritje deri në 22C.

Më shumë vransira paraqiten sërish të mërkurën, me mundësi për zhvillime të reshjeve lokale të shiut. Temperaturat minimale zbresin deri në 6C, të martën. Nga e hëna frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-10m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat