​Ngjarjet e datës 5 tetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 5 tetor

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 22:18
Ilustrim

Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, do të organizojë konferencën "Balkan Leadership Conference" me temën: "Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor."

Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ish- presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban Këshillin e Përgjithshëm. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet dita e katërt e edicionit të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, organizuar nga Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani”. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00 - 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat