Komuna e Malishevës bëhet me 5 mjete për pastrimin e rrugëve

Kosova

Komuna e Malishevës bëhet me 5 mjete për pastrimin e rrugëve

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Komuna e Malishevës është bërë me pesë mjete për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, si pasojë e një donacioni zviceran.

Njoftimi

Qytetarë të dashur, po ndaj me ju një lajm të mirë, që gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, Komuna e Meyrinit tashmë ka shprehur vullnetin për t’i dhënë Komunës sonë, 5 mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nëpër qytet, duke përfshirë këtu edhe 2 automjete për fshirje të rrugëve”, ka njoftuar kryetari Ekrem Kastrati.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj komunës së Meyrinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat