Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 23:23
Ilustrim

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të nënshkruajë kontratën me 26 operatorë privatë të transportit publik. (Salla e konferencave objekti i vjetër i Komunës Prishtinë, ora 09:00)

Procesi gjyqësor në rastin Januzi dhe të tjerët - konferenca përgatitore për gjykim. (Hagë, ora 09:30 - 17:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin "Përgjegjësia e Mediave ndaj komenteve të paligjshme”. (IKD, rruga “Ilaz Agushi”, numër 146, Prishtinë, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takim e radhës. (Këshilli Prokurorial i Kosovës, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e ardhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, do të bëhet pranimi i donacionit të mamografit nga Kompania Medica për QKMF “Dr. Vezir Bajrami”, në Shtime. (Ora 11:00)

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, së bashku me stafin shëndetësor dhe qytetarë, organizon ecjen në rrugët e qytetit të Shtimes. (Ora 11:30)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti viziton Janjevën. (Ora 12:00)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda do të mbajë konferencë për media. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 12:30)

FboxK promovon librin "Emër-mëdhenjtë e boksit shqiptar". (Hotel "Sirius" Prishtinë, ora 13:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) do të lansojë skemën e granteve për inovacion, mbështetjen e bizneseve startup dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me koncepte inovative. (MINT, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat