Fillon procedura për ndërtimin e sallës së sportit për kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë

Kosova

Fillon procedura për ndërtimin e sallës së sportit për kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka filluar procedura për ndërtimin e sallës së sportit për kampusin e shkollave të mesme në qytet.

I pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se ka filluar procedura për ndërtimin e Sallës së Sportit për kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë

Kryetari Rahimaj ka thënë se ky projekt kap vlerën prej 865,000 Euro, derisa theksoi se ky projekt është mbështet edhe nga MASHT-i.

Që nga funksionimi i shkollave të mesme, mësimi edukativ dhe sportiv nuk ishte i plotë. Me projektet tona kapitale këtë po e mundësojmë dhe po e bëjmë realitet”, ka thënë Rahimaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat