Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:33
Ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 09:00)

Lansohet Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës (JMLINK). Marrin pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, ministri i Financave Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:30)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) mban “Kafenë e mëngjesit” me bizneset e komunës së Prishtinës. Merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Hotel International Prishtina, rruga “Behar Begolli”, Veternik, Prishtinë, ora 10:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, Klinika e Psikiatrisë dhe Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës, organizojnë tryezën me temën “ Stresi në vendin e punës dhe shëndeti mendor”. (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:30)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ora 11:00)

Mbahet paneli diskutues i ministrave: Ekonomia kreative në perspektivë. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 12.00 - 14.00)

Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë (FES), mban diskutim mbi dhunën me bazë gjinore dhe femicidi në Kosovë. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 17:00)

KosovaJob organizon eventin “Dark Side of HR”. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve Prishtinë, ora 18:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën e përkohshme të veprës ‘Andrrat i Shoh te Shpia e Vjetër’ nga Bleona Kurteshi. (Documentation Center Kosova, ora 18:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon 25-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 18:30)

Hapet ekspozita “Njerëzit te njerëzit: Azia Qendrore”. (Galeria Qahili, ora 19:00)

Agjenda e ekipeve kombëtare:

Ora 11:00 – Stërvitja e Kombëtares A (fusha me bari natyral në Kampin Nacional në Hajvali)

Ora 16:00 – Stërvitja e Kombëtares e Kosovës U21 (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Ora 18:00 – Stërvitja e Kombëtares e Polonisë U21 (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat