Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari

Kosova

Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari Vehbi Kajtazi për shkak të punës dhe profesionit të tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale.

"Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari V.K., për shkak të punës dhe profesionit të tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale", thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së.

Më tej thuhet se Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat