Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor në Vushtrri

Kosova

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor në Vushtrri

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 18:45
Pamje nga takimi

Sot është shënuar Dita Botërore e Shëndetit Mendor në Vushtrri.

Tema e tryezës së diskutimit e organizuar nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Mitrovicës ishte “Shëndeti mendor – Sfidat dhe mundësitë e njeriut në shekullin 21”.

Tryeza e organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kishte pjesëmarrës përfaqësues të Komunës së Vushtrrisë, psikologë, pedagogë, asistentë që punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara, drejtorë të shkollave, përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqatave të ndryshme.

“Për sfidat e shëndetit mendor tek të rriturit foli profesori, Ferid Agani, ndërkaq për sfidat e shëndetit mendor tek adoleshentët foli Edona Shotani, psikologe dhe zyrtare në DKA”, thuhet në njoftim.

Disa nga rekomandimet që dolën nga kjo tryezë janë: vizita me kohë tek psikologu, organizimi i fushatave vetëdijesuese, organizimi i ligjeratave për nxënës, shpjegimi i rolit të psikologut për prindërit dhe shtimi i aktiviteteve fizike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat