Rrebeshe shiu e intervale me diell të premtën

Kosova

Rrebeshe shiu e intervale me diell të premtën

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 19:14
Mendim Rugova

Riga lokale shiu paraqiten në pjesë të vendit mëngjesin e së premtës, derisa gjatë ditës megjithëse vransirat mbeten më dominante, nuk mungojnë intervale me diell. Nga pjesë perëndimore e veriore pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut, të shoqëruara herë pas here me bubullima.

Temperaturat minimale zbresin në 13C e 16C, e maksimalet shkojnë deri në 22C e 24C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Riga shiu mund të vazhdojnë të bien orëve të hershme të mëngjesit ditën e shtunë, ndërkohë që gjatë ditës me shpërndarjen e vransirave do të ketë më shumë intervale me diell. Nga dita e diel parashihet të mbretërojnë kushte më të qëndrueshme, me më shumë intervale me diell dhe vransira kalimtare, por pa gjasa për të reshura.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull. Temperaturat zbresin në 17C e 18C, maksimalet, e minimalet zbresin në 3C e 4C, ditën e diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat